Pas mbledhjes së kryesisë së AAK-së, deputeti Gazmend Abrashi tha se ka dakordim të plotë për koalicion mes LDK-së dhe AAK me mandatat Avdullah Hoti, teksa shtoi se nuk ka as një kufizim ligjor për qeverinë e re, dhe shpejt pritet të votohet në kuvend.

Abrashi tha se kanë siguruar votat për votimin e qeverisë së re.

Abrashi: Jemi dakorduar si Kryesi për koalicionin AAK-LDK

“Mund të konfirmojmë që kemi dakordim të plotë të koalicionit me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës me mandatar për kryeministër Avdulah Hoti. Janë dakorduar të gjitha temat e parapara paraprakisht dhe ne mendojmë që nuk ka asnjë kufizim ligjor. Pritet që së shpejti të thirret mbledhja e Kuvendit të Kosovës për t’u votuar qeveria e re. Nuk ka asnjë dilemë që votat për ‘Qeverinë Hoti i kemi siguruar, presim që të përfundojmë të gjitha procedurat e nevojshme, edhe shumë shpejt do të ftohet mbledhja në kuvendin e Kosovës, në të cilën ne do të votojmë mandatarin dhe qeverinë e re. Votat i kemi, tash është vetëm, çështje procedurale për caktimin e ditës së saktë kur do të mblidhen deputetët e Kuvendit të Kosovës”, thotë Abrashi.

Ndërsa, gjatë ditës ishte arritur marrëveshja ndërmjet liderit të LDK-së dhe atij të AAK-së, ku katër ministri dhe zëvendëskryeministrin e parë do t’i takojnë AAK-së.

Emrat: Besnik Tahiri – zëvendëskryeministër

Meliza Haradinaj – Ministrinë e Punëve të Jashtme

Ramë Lika – Ministër i Arsimit

Selim Selimi – Ministër i Drejtësisë, dhe

Blerim Kuqi – Ministër i Ekonomisë./Tv Malisheva

Share.