Me 6 vota për Komisioni për Integrime Evropiane ka miratuar projektligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj, tha se si parti politike kanë kundërshtimet e tyre për shkak se shumë projekte të komunave janë dëmtuar.

“Kemi kundërshtimet e tona, komunat janë dëmtuar shumë me projekte. Kështu që ne do të abstenojmë”, tha ajo.

Mbledhja e komisionit ka nisur me një minutë heshtje, në nderim të personave të vdekur në aksidentin e djeshëm.

“Kemi kundërshtimet e tona, komunat janë dëmtuar shumë me projekte. Kështu që ne do të abstenojmë”, tha ajo.

Mbledhja e komisionit ka nisur me një minutë heshtje, në nderim të personave të vdekur në aksidentin e djeshëm./TV Malisheva

Share.