Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka mbajtur sot takim pune me komisionin komunal për vendosjen e monumenteve, për “Heroinat e Gjilanit” dhe atë për “Gurbeqarët”, dhe kështu janë duke koordinuar angazhimin e mëtejmë deri në realizimin e plotë të projektit.

Në prezantimin e punës së deritanishme, drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Deniza Limani, ka thënë se me përkrahjen e kryetarit Haziri, është duke ecur në mënyrën më të mirë ky projekt dhe shumë shpejtë do të nis puna konkrete e vendosjes së monumenteve.

Ajo ka thënë se është duke u punuar në gjetjen e lokacionit meritor për këto monumente dhe monumente të tjera gjatë të ardhmes.

Mes tjerash drejtoresha Limani, ka potencuar se projekti do të kalojë edhe nën dëgjimin publik të artistëve, ekspertëve të fushës së planifikimit dhe arkitekturës, por edhe grupit të grave e më pas do të hapet thirrja publike për idenë më të mirë për realizim të projektit të vendosjes në bazë të specifikave që komisioni do t’i precizojë. /TV Malisheva

Share.