Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, është nënshkruar në peticionin për zgjedhje të reja.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, ka thënë se zgjedhjet janë qëllimi i tyre politik, si zgjidhja e vetme për të ecur përpara.

Andaj i ka ftuar të gjithë qytetarët që të nënshkruajnë peticionin e organizuar nga subjekti i tij politik.

Ky është statusi i Konjufcës:

Qytetarët e Republikës së Kosovës janë të bindur se cili është lloji i qeverisjes që i duhet vendit, prandaj zgjedhjet janë qëllimi ynë politik, sepse zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për të ecur përpara.

Prandaj i ftoj të gjithë qytetarët që ta nënshkruajnë peticionin për zgjedhje të reja në sheshin e qytetit të tyre, nëse nuk e kanë bërë këtë deri tani./ Tv Malisheva

Share.