Me rastin e Ditës Botërore të Akreditimit, ministri i Tregtisë dhe Industrisë Vesel Krasniqi me bashkëpunëtorë sot vizitoi Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Ministri Krasniqi theksoi se sot gjeja më e shtrenjtë është jeta e njeriut, andaj edhe kërkohet të ketë vendi ushqime të sigurta dhe cilësore për shëndetin e njeriut.

“Fokusi do të jetë infrastruktura ligjore për të ngritë cilësinë në fushën e ushqimit dhe në fusha të tjera”, tha Krasniqi.

Kryeshefi ekzekutiv i AUV-it, Valdet Gjinovci theksoi se vet pjesëmarrja e ministrit tregon përkrahje institucionale, teksa garantoi përkushtimin për produkte ushqimore cilësore dhe rritje të përmirësimit të cilësisë së ushqimeve.

Ministri ka parë persë afërmi edhe laboratorin e ushqimit./Tv Malisheva

Share.