Pas rreth dy muajsh të mbledhjeve në distancë, Qeveria në detyrë e Kosovës është mbledhur në objektin e ekzekutivit. Aty kryeministri në detyrë, Albin Kurti para kabinetit qeveritar paraqiti punën e njëqind ditëshit të qeverisej se tij. I pari i qeverisë në detyrë tha se në gjithë këto ditë i kanë marrë 192 vendime, që sipas tij kanë parandaluar humbjet mëdha të pasurisë publike si dhe fillimin e ndërtimin e një shteti të bazuar në vlera.

Shefi i ekzekutivit theksoi se kanë kursyer 1.4 milion euro në vit nga ulja e kabinetit qeverisës, 1.1 milion euro nga zbritja e pagave si dhe 300 mijë euro nga kursimi i shpenzimeve.

Kurti: Këto 100 ditë kemi intervenuar shpejt për të ndalë humbjet e mëdha të pasurisë publike

“Kështu i shoh veprimet që i kemi marrë në këto 100 ditë. Pra intervenim i shpejt për të ndalë humbjet e mëdha të parasë publike dhe fillimin e ndërtimit të një shteti të bazuar në vlera. Në 100 ditë janë marrë 192 vendime nga qeveria dhe unë si kryeministër. Pa përmendur këtu dhjetëra vendime të secilës ministri. Nga ulja e kabinetit qeveritar do të kursehen 1.4 milion euro në vit pasi ka më pak ministria, zëvendësministria, këshilltarë dhe asistent. Nga zbritja e pagave do të kursehen 1.1 milion euro në vit si pagat e qeveritarëve do të reflektojnë më shumë në sektorin privat. Heqja e privilegjeve të shumta të shumta në shpenzime do të kursehet mbi 300 mijë euro në vit. Do të reflektojë më mirë tek qytetarët që i përfaqësojmë. Ka bileta aeroplani me 2000 euro, por ka edhe me 2000 euro. Ka hotele me vlerë 800 euro, por ka dhoma edhe me 800”, tha ai.

Kurti në këtë mbledhje të qeverisë në detyrë tha se 100 ditët e para të tij si kryeministër duhet të shihet në dy pesëdhjetë ditë.

Kurti: Këto 100 ditë duhet të shohim si dy pesëdhjetë ditësha

“Sot vërtet janë bërë 100 ditë të qeverisë, por nëse bëhemi të sinqertë këtë 100 ditësh duhet të shohim në dy rrafshe. Së pari duhet të shohim si dy pesëdhjetë ditësha. Pjesën e parë kishim një parlament funksional, e pjesën e dytë nuk e kishim dhe nuk kishte iniciativa ligjore. Me mosbesimin e qeverisë iniciativat ligjore u bën të pamundura duke e pamundësuar realizimin e një pjesë të mirë të programit tonë përbashkët. Duhet të shohim edhe në pikëpamje të kohës ku 90 përqind e energjisë ishte në pandemisë. Pra në dhjetë përqindëshin e energjisë dhe fokusit me 50 ditë me parlament dhe një president dhe opozitë që pengonte ne mund të themi që kemi punuar përtej çdo parashikimi”, tha ai.

Kryeministri në detyrë në këtë mbledhje i arsyetoi edhe një herë shkarkimet në ndërmarrje publike. Sipas tij ato nuk janë bërë në shenj hakmarrje ndaj dikujt.

Kurti: Ndryshimet në borde dhe ndërmarrje nuk janë hakmarrje ndaj dikujt

“Ndryshimet në borde dhe ndërmarrje nuk janë hakmarrje ndaj dikujt, por veprime për të instaluar profesionalizimin, llogaridhënien dhe ndaljen e abuzimit me paranë publike”, tha ai.

Ai bëri edhe krahasimin e qeverisë së tij me qeverisjet e kaluara.

Kurti: Qeveritë e kaluara i përdornin taksat e qytetarëve për të zgjidhur problemet e tyre partiake dhe familjare

“Përmes këtyre vendimeve jemi duke e ndalur një praktikë ku qeveritë e kaluara i përdornin taksat e qytetarëve për të zgjidhur problemet e tyre partiake dhe familjare. Por edhe për të krijuar një klientelë ku e përdornin kur vinte koha e zgjedhjeve. Në fillim këtë e përdornin përmes mbushjes së pozitave në administratë publike, por edhe kur ajo u stërmbushur filluan të zgjeronin qeverinë. Formula ishte ti veç më siguro votat unë të gjejë vend në qeveri”, tha ai.

Qeveria e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti është shkarkuar nga mbi 82 deputetë në Kuvendin e Kosovës. Në mocionin e iniciuar nga ish partneri i koalicionit qeverisës, LDK-ja./Tv Malisheva

Share.