Kryeministri në detyrë, Albin Kurti takoi ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

Në takimin e sotëm u diskutua për rimëkëmbjen e shoqërisë pas fitores ndaj pandemisë. Rimëkëmbje sociale e ekonomike.

“Qeveria e Kosovës falënderon ambasadorin Heldt dhe shtetin gjerman për marrëdhëniet bilaterale, projektet e përbashkëta, ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme që na e kanë dhënë dhe po vazhdojnë të na e japin. Prezencën e tyre e shohim nëpërmjet KËF-së dhe GIZ-it gjerman. Të dyja këto institucione kanë qenë përherë afër vendit tonë nëpërmjet forcimit të sundimit të ligjit dhe mbështetjes financiare”, thuhet në komunikatën qeveritare./ Tv Malisheva

Share.