Deputetja nga radhët e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka ironizuar me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi për mos prezencën e tij në sallën plenare të Kuvendit në seancën e sotme.
Ajo tha se ministrit duket që i ka dalë prej qejfi kryeministri Hoti dhe qeveria, prej kur i njëjti e lëshoi mbledhjen e qeverisë.
Kusari-Lila: Ministrit duket që i ka dalë prej qejf edhe kryeministri e qeveria
“Ministrit duket që i ka dalë prej qejf edhe kryeministri e qeveria. Prej se e ka lëshu mbledhjen e qeverisë ka ardhur vetëm një herë. E kur erdh e ngriti prej karriges së vet ministrja e Jashtme e më nuk po vjen. Unë besoj e shpresoj që ai të vjen, të paktën të përgjigjet”, tha ajo.
Deputetja tha se pyetja e saj kishte të bënte me aplikacionet granteve për bizneset e grave.
Kusari-Lila: Pyetja ime ka të bëjë me aplikacionet e granteve për bizneset e grave
“Pyetja ime ka të bëjë me aplikacionet e granteve për bizeneset e grave, propozim ky qe e kemi pas në rishikim të buxhetit. Të na tregojë ministri sa ka pas apilikantët , cilat kanë qenë kërkesat, por kur të vjen ndoshta kur t’i hynë në qejf kryeministri. Ndoshta ia bëjnë pyetjen ministrit”, tha ajo.
Por deputetes, Kusari-Lila i reagoi kryeministri Avdullah Hoti i cili e arsyetoi mungesën e prezencës së ministrit Krasniqi në seancën e sotme.
Hoti: Ministri Veseli është në Bruksel
“Ministri Veseli është në Bruksel gjatë ditës besoj që kthehet”, tha ai.