Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare vazhdojnë të ndajnë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros.

“YLLI I JAVËS” i xhiros së 6-të në BKTSuperligë është shpallur futbollisti Gerhard Progni i Gjilanit

Progni përveç supergolit nga gjuajtja e lirë, me paraqitjen e tij kontribuoi që skuadra e Gjilanit ta fitojë derbin kundër FC.Drita (2:0).

Kjo ishte fitorja e dytë e Gjilanit në këtë edicion. /TV Malisheva

Share.