I emëruari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se është takuar Ushtruesi i detyrës së ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Philip Reeker, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe bashkëpunimin e tyre në dialogun Beograd-Prishtinë.

“Në fund të kësaj jave u takova me ushtruesin e detyrës së ndihmës sekretarit të shtetit Phil Reeker. Ne diskutuam për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe bashkëpunimin tonë të ngushtë në dialogun Beograd-Prishtinë”, ka shkruar ai në Twitter.

Share.