Emisari special evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak ka bërë të ditur sot se kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë do të takohen të hënën, për t’i vazhduar diskutimet rreth pretendimeve financiare dhe pronës.

Ai në një postim në Twitter ka bërë të ditur se asociacioni nuk do të jetë temë e rendit të dits, për shkak të kundërshtimit të palës kosovare.

“Kryenegociatorët do të takohen të hënën për të vazhduar diskutimet mbi pretendimet financiare dhe pronën. Megjithatë asociacioni/komuniteti nuk do të jetë në rendin e ditës pasi njëra palë nuk është ende e gatshme për të diskutuar. Por kjo duhet të adresohet si pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse siç është rënë dakord në takimet e udhëheqësve”, ka shkruar Lajçak.

Share.