I Dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit të tij me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se do të vazhdojë komunikimin edhe me liderët e tjerë në Kosovë, por edhe në Serbi.
Ai ka thënë se presin që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të rifillojë shumë shpejt.
“Ne do të vazhdojmë komunikimin edhe me liderët e tjerë, me kryeministrin, kryetaren e Kuvendit, krerët e partive politike dhe pas kësaj do të vazhdojë vizitën time në Beograd për të folur edhe me liderët atje lidhur me dialogun dhe ne presim që dialogu të fillojë shpejt”, tha Lajçak.
Po ashtu Lajcak ka komentuar edhe takimin që pritet të mbahet më 27 qershor në Washington, duke thënë se gjithçka që është arritur në dialog është rezultat i punës së përbashkët dhe të ngushtë mes SHBA dhe BE.
“Nuk e di sot a do të marrë pjesë në takimin në Washington. Gjithçka që është arritur në dialog është rezultat i punës së përbashkët dhe të ngushtë mes SHBA dhe BE dhe pikërisht është ky ambicia kanë që të vazhdojmë në mënyrën e re dhe presim bashkëpunim shumë të ngushtë me ShBA”, tha ai./Tv Malisheva