Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar se sot në fund të orarit të punës, ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës, kërkesën për mocion të mosbesimit me 46 nënshkrime.

LDK nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka shkruar se përkundër vendimit të kryesisë së LDK-së, kryetari Mustafa i ka dhënë një mundësi shtesë kryeministrit Kurti që të reflektojë sot në heqjen e plotë dhe pa kushte të tarifës si dhe ta kthejë në detyrë ministrin Veliu, me kërkim falje për veprimin e ulët ndaj tij.

“Por, Kryeministri nuk reflektoi. Prandaj, sot në fund të orarit të punës, LDK ka dorëzuar kërkesën për mocion të mosbesimit me 46 nënshkrime”, thuhet në njoftim

Share.