Lidhja Demokratike Kosovës mëngjes e së enjtes kanë mbledhur kryesinë e partisë. Aty pas tri ore diskutime është vendosur që Avdullah Hoti të jetë kandidat për kryeministër në bashkëqeverisjen me AAK-në, Nisma-në, AKR-në dhe minoritetet. Me këto parti u tha se janë pajtuar në parim për programin qeverisës dhe numrin e ministrive. Por për ndarjen e tyre do të vendoset ditëve në vijim.

Në një konferencë për medie, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha se për shkak të gjendjes së tij fizike, përkundër dëshirës së anëtarësisë ai nuk ka mundur të jetë në krye të ekzekutivit të ri.

Dersia, konsideron se marrja e pushtetit në këtë formë, si parti e dytë pa shkuar në zgjedhje është një praktik që mund të zbatohet edhe në Kosovë.

Mustafa: Me vullnetin e të gjithëve jemi pajtuar që zotëri Avdullah Hoti të propozohet nga kryesia e LDK-së për kryeministër

“Ishte një kërkesë gati e të gjithë anëtarëve të kryesisë që unë si kryetar të marrë këtë përgjegjësi në këtë kohë. Ata konsideronin s’i vullnet dhe përgjegjësi të tyre, por edhe përgjegjësi timen. Unë e arsyetova para kryesisë se nuk jam në gjendje të marrë këtë përgjegjësi…Mund të jem i hapur para jush, ne kemi diskutuar për Avdullah Hotin, kemi diskutuar për kujtim shalën, Lutfi Hazirin. Ka pas edhe emra tjerë që janë përmend këtu. Me vullnetin e të gjithëve jemi pajtuar që zotëri Avdullah Hoti të propozohet nga kryesia e LDK-së për kryeministër. Në qeverinë që ne, së bashku me subjektet e tjera partnere do t’ia prezantojmë kuvendit”, u shpreh Mustafa

Kryesia e LDK-së vendosi për kryeministër për Avdullah Hotin, pa votën e Vjosa Osmanit. Pasi ajo bashkë me tre anëtarë tjerë nuk ishin prezentë në këtë mbledhje.

Mustafa theksoi se kryeparlmaentarja nga radhët e tyre, mund të mbetet në krye të Kuvendit. Por sipas tij, varet prej hapave që do të ndërmerren.

Mustafa: Sa i përket neve Vjosa Osmani mund të mbetet kryetare e Kuvendit

“Gjithë anëtarët e kryesisë janë ftuar të marrin pjesë në mbledhje. Kanë munguar dy-tre veta. Ka munguar zonja Vjosa Osmani. Ftesë kanë pasur, s’kemi pas kohë t’i thërrasim pse s’keni ardhur…15:13 Sa na i përket neve dëshirojmë të mbetet. Duhet me prit a hapet ajo çështje, apo nuk hapet më tutje. Dihet sipas interpretimit të Gjykatës Kushtetuese ajo pozitë i takon partisë së parë që ka dal në zgjedhje”, thotë ai.

Mustafa tha se bazë e koalicionit me partitë tjera do të jetë programi i LDK-së.

Mustafa: Në parim jemi marrë vesh për programin me partnerët

“Nëse arrijmë me partnerët me i përmbyllë gjitha marrëveshjet. Do të bëjmë përpjekje që t’i përfundojnë se nuk jemi të interesuar t’i pronlongojmë. Do të jemi në gjendje deri në fund të javës me përmbyllë këtë. Dje kemi diskutuar pak me AAK-në, Nismën është kontaktuar edhe me partneret. Parimisht edhe për programin. Bazë do të kemi programin e LDK-së. Do të kyçim në atë edhe pjesë nga partitë. Do të kemi një deklaratë të përbashkët s’i marrëveshje se cilat janë pikat kryesore që do të përqendrohemi në këtë qeverisje. Nuk do të ulemi t’i bëjmë 25 apo 30 faqe marrëveshje të koalicionit. Por vetëm në parime”, tha ai.

I pari i LDK-së u shpreh se është në dorën e mandatarin për kryeministër për ndarjen e ministrive me partnerët qeverisës.

Mustafa: Nuk jemi të interesuar që të kemi më shumë ministri se që janë tani këto pesëmbëdhjetë

“Nuk jemi të interesuar që të kemi më shumë ministri se që janë tani këto pesëmbëdhjetë. Presim pastaj menjëherë që të përgatitet ligji për qeverinë të kaloj në kuvend. Kjo çështje të rregullohet në kuvend”, tha ai.

Duke cituar një deklaratë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti në vitin 2014, Mustafa theksoi se ‘mbret’ është ai që ka shumicën në Kuvend.

Mustafa: Këto janë praktika qe edhe ne mund të zbatojmë

“Këto janë praktika qe edhe ne mund të zbatojmë. Ju e dini që edhe në Maqedoni si ka ndodhur. Ka dal VMR-partia e parë nuk ka mundur me bërë shumicën. Pastaj shumicën e kanë bërë partitë tjera. Ka edhe praktika tjera në vendet tjera. Unë e dëgjova deklaratën e zotëri Kurti në vitin 2014 tha se ai që del i pari nuk është mbreti. Mbreti është ai që e bën shumicën. Edhe këtu ai që del i pari nuk është brendi, por mbreti është kuvendi. Edhe ne nëse dalim të parët ndonjë herë ne nuk jemi mbreti dhe që si sovran e kemi siguruar që domosdoshmëritë e bëjmë nesër tjerët nuk janë me ne”, tha ai.

Gjatë ditës edhe formalisht presidenti, Hashim Thaçi i kërkoi mandatarin për kryeministër, Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pasi sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje si parti e parë ka refuzuar të dërgojë mandatarin në katër letrat e tij./ Tv Malisheva

Share.