Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, pas takimit që ka mbajtur kryesia e partisë së tij, ka thënë se në këtë takim është diskutuar për çështjen e përgatitjes së listave të kandidatëve për deputetë nga kjo parti.

Gashi: Takimi është rreth përgatitjeve teknike

“Takim pune i kryesisë, përgatitja e fushatës, formimi i shtabit elektoral, përgatitje teknike”, ka thënë Gashi.

Media e ka pyetur se a është diskutuar për ndonjë koalicion parazgjedhor, mirëpo Gashi ka thënë se nuk është diskutuar dhe se ka kohë për një temë të tillë.

Gashi: Nuk ka asgjë konkrete rreth koalicioneve

“Nuk ka diçka konkrete, ditëve në vazhdim, po besoj para se të dorëzohet lista e koalicioneve, nëse do të ketë koalicione, por nuk besoj që do të ketë diçka të veçantë. Ka kohë për këtë punë. Thjeshtë ka qenë mbledhje koordinuese dhe ndërtimi i kritereve për kandidatët për deputetë, hartimi i programeve të fushatës dhe çështjet tjera teknike”, ka thënë Gashi.

Share.