Deputeti i LDK-së, Shkelzen Hajdini ka propozuar që në seancën e Kuvendit e cila po vazhdon, të hyjë si pikë e rendit të ditës rishikimi i buxhetit, megjithatë pas qëndrimeve të subjekteve politike, ishin vetëm 56 vota, për dhe 48 vota kundër, të cilat nuk ishin të mjaftueshme për ta futur në rend dite.
Hajdini: Është e rëndësishme të procedojmë me aprovimin e ndryshimin e ligjit për buxhet
“Propozojë të plotësohet rendi i ditës me një pikë shtesë, propozoj të futet në rend të ditës aprovimi i projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020. Marrë parasysh afektimin e ekonomisë së vendit dhe të gjitha fushave nga virusi Covid, është shumë e rëndësishme të procedojmë me tutje me aprovimin e këtij ligji”, tha ai.
LDK kërkonte që rishikimi i buxhetit të shqyrtohet në lexim të parë./ Tv Malisheva