Ish-mbrojtësi i Manchester United, Gary Neville, është i gëzuar që “Djajtë e kuq” kanë vendosur ta shesin belgun, Romelu Lukaku.

Lukaku është në Itali dhe pritet sot të konfirmohet transferimi i tij në “San Siro”.

United do të fitojë nga ky transferim 80 milionë euro, transmeton KosovaPress.

“Ai ka 100 kilogramë, është një lojtar i United. Do të shënojë gola dhe do të jetë shumë i mirë tek Interi”, deklaroi ai.

Share.