Bayerni ka regjistruar një fitore shumë më të lehtë se sa pritej ndaj RB Leipzigut në Bundesligën gjermane.
“Bavarezët” kanë triumfuar me rezultat 4-1. Robert Lewandowski e hapi serinë e golave në minutën e 12′ të ndeshjes dhe ky ishte edhe goli i vetëm i pjesës së parë.
Me të filluar pjesa e dytë, Musiala shënoi për 2-0, ndërsa Sane e thelloi atë në 3-0.
Vendasit reaguan duke shënuar për 3-1 me anë të Laimer, por ky ishte goli i tyre i vetëm në këtë ndeshje.
Krejt në fund të ndeshjes, 90+2, Choupo-Moting shënoi edhe golin e katërt për Bayernin.
Kampioni aktual renditet në vendin e dytë pas Wolfsburgut me 10 pikë. /TV Malisheva