Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar Adem Demaçin në dy vjetorin e ndarjes nga jeta.

Ai e ka vlerësuar lartë jetën dhe veprën e simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçin.

Shënimi i plotë i Limajt:

Dy vjet pa një nga veprimtarët më të shquar të çështjes kombëtare dhe simbolin e rezistencës kombëtare, Adem Demaçin.

Baca Adem ishte dhe mbetet udhërrëfyesi më i mirë për djemtë dhe vajzat e reja që duan ta nderojnë vendin dhe kombin e vet.

Ai qëndroi i pathyer prapa grilave për gati tri dekada, në mbrojtje të së drejtës për liri dhe pavarësi, ruajtjes së identitetit kombëtar shqiptar në ish-Jugosllavi.

Qytetarët e Kosovës për jetë e mot gjithmonë do ta nderojnë dhe kujtojnë jetën dhe veprën e bacës Adem.

Share.