Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi vendimin e qeverisë për kufizim të lëvizjes së qytetarëve.

Limaj ka thënë se qeveria përmes atij vendimi shpërfaqi synimet që kishte për të grabitur kompetenca të cilat nuk i takojnë deri në kufizimin e të drejtave civile të qytetarëve.

Kreu i Nismës ka thënë se të gjithë ata që kanë marrë pjesë në hartimin e këtij vendimi antikushtetues duhet së paku të kërkojnë falje për joprofesionalizëm.

Postimi i plotë

Gjykata Kushtetuese konfirmoi atë që kemi thënë nga fillimi se vendimi për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve është antikushtetues.

Siç kam thënë edhe më herët, në asnjë rast dhe në asnjë ligj qeveria nuk ka të drejtë të marr apo të shpall masa të tilla siç i ka përshkruar në vendim.

Qeveria përmes ati vendimi shpërfaqi synimet që kishte për të grabitur kompetenca që nuk i takojnë, deri në kufizimin e të drejtave civile të qytetarëve.

Të gjithë ata që kanë kontribuar në hartimin e këtij vendimi antikushtetues duhet së paku të kërkojnë falje për joprofesionalizëm

Share.