Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në përvjetorin e hapjes së shkollës së parë shqipe, u ka uruar të gjithë mësimdhënësve 7 Marsin – Ditën e Mësuesit.

Limaj ka shkruar në Facebook se ka shumë njerëz që kanë lënë gjurmë në jetën tonë, por askush prej tyre nuk e zë vendin e veçantë që kanë përherë tek ne mësuesit tanë.

“Mirënjohje të gjithë mësuesve për kujdesin dhe këmbënguljen, që me dashurinë dhe përkushtimin e tyre ndër breza krijuan tek secili prej nesh vlerat më të larta njerëzore e kombëtare. Shkolla shqipe gjithmonë ka qenë vatër ku është kultivuar dija dhe dashuria për Atdheun. Dëshira për sa më shumë dije, përherë ka qenë dhe mbetet dëshirë për forcim të identitetit tonë kombëtar”, ka shkruar ai.

Share.