Edhe sot ka vazhduar lirimi i 54 personave të cilët kanë rezultuar negativ me Covid 19 në Qendrën e Studentëve në Prishtinë. Kështu duke quar numrin e përgjithshëm në 230 të liruar nga karantina në kryeqytet.

Drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta u shpreh i lumtur me lirimin e këtyre personave, derisa tha se janë rreth 400 persona të cilët po qëndrojnë në karantinë pas ardhjes nga shtetet e ndryshme.

Sfishta: Sot u liruan edhe 54 persona që kanë qenë në karantinë

“Fatmirësisht sot u liruan edhe 54 persona që kanë qenë të karantinuar për 14 ditë në Qendrën e Studentëve. Rezultati për testim i të gjithëve ka dalur negativ është një lajm i mirë për karantinën që është dhe për nivel nacional…numri i përgjithshëm tash është rreth 400 që janë mbetur ekzistencë dhe po plotësohet kohë pas kohe. Numri i përgjithshëm i përafërt që janë liruar deri më tash është rreth 230 persona”, tha ai.

Qytetarët të cilët u liruan pasi rezultuan negativ me Covid-19, u shprehën të kënaqur me trajtimin dhe kushtet në këtë qendër, por kishte dhe të tillë që adresuan kritika ndaj personelit shëndetësor.

Hysen Qorraj i cili kishte ardhur nga Stambolli në Prishtinë, tha se qëndrimi në këtë karatinë ka qenë si hotel me pesë yje.

Qorraj: Karantina në Prishtinë si hotel me pesë yje

“Sa i përket kushteve gjithçka ka qenë në rregull, vetëm liria na ka munguar dhe mund të themi si hotel me pesë yje e kemi pasur. Nuk ka pas asnjë vërejtje. Ushqimi është qenë në rregull, gjithçka në rregull….kemi pas vizita tri herë na kanë majtë temperaturën, kemi pas numër kujdestar që nëse kemi diçka me thirrë”, thotë ai.

Fjalë të mira për kushtet dhe trajtimin në Qendrën e Studentëve, th a edhe Faton Hoti nga Podujeva.

Hoti: Kushtet kanë qenë të mira

“14 ditë kam qëndruar, kam kaluar shumë mirë, kushtet e mira na liruan ishalla kalon ky virus”, u shpreh ai.

Por, ndryshe u shpreh Arem Martinaj nga Prizreni, i cili tash e 14 ditë ka qëndruar në karantinim. Ai tha se gjashtë ditët e fundit nuk ka pasur asnjë kontroll nga stafi shëndetësor.

Martinaj: Ditëve të nuk kmei pas kontrolle nga stafi mjekësor

“Stafi mjekësor katastrof mundemi me thanë, për të tjerat normal. Pesë-gjashtë ditët e fundit nuk ka pas kontroll hiç. Unë kam problem me bronotis jam detyruar vet me i siguar gjërat”, tha ai.

Gjatë dy ditëve të fundit ka filluar lirimi i personave të cilët kanë dal negativ me Covid-19, në karantinën e improvizuar në Qendrën e Studentëve në Prishtinë./Tv Malisheva

Share.