Gjiganti anglez do të jetë pa lojtarët si Fabinho, Roberto Firmino dhe portierin Alisson Becker të dielën kundër Leeds United.
Padyshim që ky nuk do të jetë lajm i mirë për trajnerin Jurgen Klopp, para ndeshjes si vizitor këtë vikend në stadiumin “Elland Road”.
Kjo gjë është si pasojë e vendimit të Liverpoolit për të mos e lejuar treshen braziliane të udhëtojë drejt shtetit të tyre për detyrën me kombëtaren.
Federata e Brazilit ka kërkuar nga FIFA që të përfshijë një rregull pesë ditorë për të mos i lejuar Alisson, Fabinho dhe Firmino të luajnë me klubin e tyre në Premier Ligë.
Përveç ndalesës nga FIFA, sulmuesi Roberto Firmino nuk do të mund të paraqitet për Liverpoolin për shkak të lëndimit në ndeshjen kundër Chelseat, lëndim ky që do ta mbajë jashtë fushave për një periudhë prej tre deri në katër muaj. /TV Malisheva