Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci ka reaguar pasi një person nga kjo komunë doli pozitiv me COVID-19.

Ai ka thënë se personi i infektuar, ndonëse ka adresë në këtë komunë, prej disa muajve nuk ka jetuar në Drenas.

“Njoftoj qytetarët e komunës së Drenasit se pacienti ka lindur në komunën tonë dhe me adresë është nga komuna jonë, por muajve të fundit, nuk ka qenë në shtëpinë e vet në komunën e Drenasit. Qytetari i infektuar me virusin Covid-19, edhe pse është me adresë nga komuna jonë, gjatë muajve të fundit nuk kishte fare kontakte me komunën tonë”, shkruan Lladrovci në Facebook

Share.