Moderatorja e njohur ka përfunduar pushimet në ishujt Sejshele, me Getoar Selimin, pas konfirmimit të shtatzënisë.
“Jam e bekuar! Faleminderit Zot për gjithçka!” Ndërsa në një tjetër postim ku shfaqet pranë partnerit, Marina shkruan: “Ne të tre…”, shkroi Marina Vjollca pak ditë pas spekulimeve se ajo është në muajin e katërt të shtatzënisë.
Ndërsa mbetet e paqartë gjinia e fëmijës, Marina Vjollca është parë së fundi në Milano.
E veshur si zakonisht elegante, ajo duket duke mbajtur barkun e saj të rrumbullakosur ndërsa ecën rrugëve të qytetit.
Ajo ka vizituar koleksionet e rrobave Elisabeta Francchi, për të cilat thotë se janë të preferuarat e saj.
Të shumta ishin komentet e fansave të saj në Instagram, e nuk ka munguar edhe reagimi i Xhesika Berberit, e cila e ka quajtur Marinën një kukull.
Ndryshe, Marina Vjollca u martua para katër vjetësh me këngëtarin Getoar Selimi dhe çifti thuhet se do të bëhen prindër të një vajze. /TV Malisheva
View this post on Instagram