Më shumë se 200.000 njerëz janë infektuar me COVID-19 në Afrikën e Jugut, dhe katër provincat më të prekura mund të karantinohen përsëri, njoftoi sot ministri i Shëndetësisë Zweli Mkhize.

Afrika Jugore po regjistron mijëra raste të reja çdo ditë dhe provincat e prekura janë Gauteng, Cape Western, Cape Eastren dhe KwaZulu-Natal.

Ministria e Shëndetësisë pretendon se do të kishte më shumë rast nëse vendi nuk do të ishte mbyllur.

Afrika Jugore gradualisht po lehtëson masat e paraqitura, duke hapur shkollat për një numër më të madh të nxënësve këtë javë.

Ndryshe, Afrika Jugore është e përfshirë në provat klinike të vaksinës Covid-19 të zhvilluar në Universitetin e Oksfordit./ TV Malisheva

Share.