Vazhdon të jetë i lartë numri i rasteve aktive me COVID-19.
Aktualisht në vend janë 28 mijë e 823 raste aktive me koronavirus.
Numri më i lartë i rasteve është në komunën e Prishtinës, me 5 mijë e 549 raste aktive me COVID-19, e pasuar me Pejën me 1 mijë e 968 raste , Gjilani 1 mijë e 578, Prizren, 1 mijë e 394, Ferizaj 1 mijë e 368, Lipjani me 1 mijë e 185, Fushë Kosovë 1 mijë e 128, Gjakova me 1 mijë e 88, Mitrovica 944 raste aktive dhe qindra raste aktive në komuna të tjera.
Sipas raportit të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), 8 qytetarë kanë humbur jetën si shkak i infektimit me COVID-19 dhe 754 qytetarë të tjerë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19./TV Malisheva