Komuna e Prishtinës ka vendosur sot për mbylljen e Parkut të Gërmisë, me qëllim të evitimit të rrezikut potencial, pas informacioneve nga Policia e Kosovës se është vërejtur një ari në këtë park.
Ariu nuk është pjesë e “Parku i arinjve”, andaj ekziston mundësia që i njëjti të ketë ardhur përmes shtigjeve malore që lidhen me pjesën e Gollakut, thuhet në njoftim.
Rojet e pyllit janë duke u munduar të lokalizojnë ariun, andaj me qëllim të evitimit të ndonjë rreziku, Parku i Gërmisë do të jetë i mbyllur për qytetarët, deri në një njoftim tjetër.
Komuna apelon qytetarët të respektojnë këtë vendim dhe të mos frekuentojnë Parkun e Gërmisë./TV Malisheva
Ariu në parkun e Gërmisë, qytetarëve u apelohet që t’i mos ta vizitojnë atë pjesë