Mercedes ka hapur një libër porosie për gjeneratën e re të modeleve AMG GLA 35 dhe GLA 45.
Modeli bazë GLA 35 përdor një motor me 4 cilindra 2.0 litra me 306 kuaj fuqi dhe 400 Nm.
Fuqia transmetohet në të katër rrotat përmes sistemit AMG Performance 4Matic, dhe makina përshpejton në 100 km/orë për 5.1 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është e kufizuar në mënyrë elektronike në 250 km/orë, transmeton KosovaPress.
Çmimi fillestar i këtij modeli në Gjermani është 54.204 euro.
Për ata që nuk janë të kënaqur me një performancë të tillë, ekziston GLA 45, e cila është e pajisur edhe me një sistem të lëvizjes me të gjitha rrotat dhe një motor 387 kuaj fuqi, ndërsa çifti rrotullues maksimal është 480 Nm.
Makina arrin nga 0 deri në 100 km/orë për 4.4 sekonda, përpara se të zhvillojë një maksimum, të kufizuar nga fabrika 250 km në orë. Për këtë kënaqësi, është e nevojshme të ndahen 62,772 euro në Gjermani.
Së fundi, në krye të ofertës është GLA 45 S me të njëjtin motor si dy modelet e mëparshme, i cili në këtë crossover disponon me 421 kuaj fuqi dhe 500 Nm.
Përshpejtimi nga 0 deri 100 kilometra në orë arrihet për 4.3 sekonda, dhe shpejtësia maksimale është 270 km/orë. Çmimi fillon nga 68.365 euro./Tv Malisheva