Milani është rikthyer te fitorja në Serie-A pas barazimit me Juventusin në xhiron e kaluar duke e mposhtuat Venezian me rezultat 2-0 në stadiumin “San Siro”.

Në pjesën e parë Venezia u tregua një rival i fortë për skuadrën e Stefano Piolit dhe rezultati mbeti i pa ndryshuar, pra 0-0, edhe pse të dy skuadrat kishin disa raste të mira shënimi.

Dy golat e “Rossonerëve” erdhën në pjesën e dytë. Fillimisht Brahim Diaz shënoi për 1-0 pas asistimit nga Theo Hernandez, ndërsa ky i fundit e realizoi vet golin e dytë në minutën e 82′ pasi pranoi një top nga Salemaekers.

Kjo fitore e pozicionon Milanin në vendin e dytë me 13 pikë, aq sa ka edhe rivali i tyre i qytetit Interi në vendin e parë. /TV Malisheva

Super sub! 😤

Theo Hernandez comes off the bench to provide an assist and score a goal of his own for Milan.

🅰️⚽️

His first goal since May’s 7-0 humiliation of Torino.#MilanVenezia pic.twitter.com/crDotpZz7J

— Sacha Pisani (@Sachk0) September 22, 2021

Share.