Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka pritur sot në një takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar dhe drejtorin e TIKA-së, Cihan Dinçer, të cilët i ka njoftuar me projektet, prioritetet e ministrisë, si dhe investimet që do të bëhen në sektorin e bujqësisë gjatë këtij mandati.

Ministri i MBPZHR-së ka falënderuar ambasadorin e Turqisë edhe për mbështetjen që ka dhënë shteti i tyre për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm në Kosovë, duke përfshirë edhe sektorin e bujqësisë.

Ndërsa, ambasadori Çagri Sakar ka vlerësuar gatishmërinë e tij për bashkëpunim edhe më tej mes dy shteteve./Tv Malisheva

Share.