Ministria e Drejtësisë njofton opinionin publik se është në pritje të vendimit të gjykatës për procesin e konkursit për noterë, pas kontestimit të këtij të fundit nga palët e pakënaqura.

Në komunikatë thuhet se Ministria e Drejtësisë nuk ka informacione se në çfarë faze të trajtimit janë këto lëndë, por apelon që gjykata të veprojë sa më parë, për shkak të rëndësisë së nevojave të qytetarëve, por edhe për të ndaluar monopolin dhe për të qenë në përputhje me ligjin për noterinë.

Aktualisht janë 57 noterë në tërë territorin e Republikës së Kosovës, ndërsa në 15 komuna nuk ka noterë.

Në këto komuna Ministria e Drejtësisë ka caktuar ushtrues detyre të noterit me qëllim të ofrimit të shërbimeve për qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Shumë prej qytetarëve janë ankuar për shkak të distancës fizike me noterët që ushtrojnë detyrën për komunat përkatëse, por kjo është e vetmja zgjidhje që kemi për momentin”, thuhet në komunikatë. /TV Malisheva

Share.