Personat që përjetojnë stres të shtuar, ankth e depresion dhe kanë nevojë të flasin me psikologun, në këtë kohë izolimi kur Kosova po përballet me luftën kundër Covid-19, tashmë e kanë një adresë ku të drejtohen. Prej sot Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion linjën e ndihmës psikologjike për qytetarët.

“Nga sot, Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion linjën e ndihmës psikologjike, përmes së cilës të gjithë ata që kanë nevojë për të folur me psikologun mund ta bëjnë këtë në numrin: 038 200 80 890. Kjo linjë që është rezultat i bashkëpunimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Departamentit të Psikologjisëm, do të jetë në shërbim të qytetarëve të cilët kanë vështirësi në këtë periudhë të pandemisë Covid-19 për të menaxhuar mendimet, ndjenjat dhe emocionet e tyre, si dhe për ata që mund të përjetojnë stres të shtuar, ankth, panik apo edhe shenja dhe simptoma të depresionit”, thuhet në njoftimin e MSh-së./Tv Malisheva

Share.