Hetuesit në Turqi kanë vendosur sot se modelja Kristina Novytska (25), ka vdekur aksidentalisht duke imituar një skenë nga filmi i vitit 2003 “Jeta e David Gale”, megjithëse fillimisht dyshonin për vrasje.
Edhe gjykata e qytetit turk të Bodrum ka vendosur se modelja e gjetur e vdekur në karrige, me duar të lidhura prapa kurrizit, me gojën të mbushur dhe një qese të zezë mbeturinash të vendosur në kokë, ka kryer vetëvrasje duke imituar skenën e filmit.
Kristina Novytska i ka dhënë fund jetës së saj duke imituar skenën nga filmi i vitit 2003 ku luajnë aktorët Kevin Spacey, Kate Winslet e Laura Linney, sipas verdiktit.
Hetuesit besonin fillimisht se 25-vjeçarja ukrainase ishte vrarë në shtëpinë e saj.
Ajo ishte gjetur nga i zoti i shtëpisë pasditen e 3 janarit, kur ai kishte thyer derën pasi askush nuk përgjigjej.
Fqinjët kishin ngritur alarmin pasi prej ditësh nuk dëgjonin nga vajza ndërsa grupet e ndihmës që erdhën në vendngjarje vetëm konfirmuan se kishte vdekur.
Policia tha se nuk kishte shenja të hyrjes me forcë në apartament, ndërsa prangat e saj ajo i kishte porositur online dhe kishin ardhur disa ditë më herët.
Gjykata përmendte një deklaratë të nënës së vajzës që tha se vuante nga karantina e koronavirusit, nga migrenat dhe përdorte antidepresantë.
Gjykata dhe se nuk arriti të identifikonte persona që mund të kishin inkurajuar Kristinën të vriste veten, e cila në këtë kohë ishte në një lidhje me një burrë turk.
E reja tragjike kishte studiuar linguistikë në Kiev dhe raportohet se do të kthehej në vendin e saj pak para ngjarjes.