Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka liruar nga detyra ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi dhe në vend të tij është emëruar Muharrem Nitaj.
Kështu bën të ditur zyra e kryeministrit nëpërmjet një komunikate për media.
Ju rikujtojmë se sot gjatë ditës përmes një letre, ish ministri Kuçi ka kërkuar nga kryeministri Hoti të lirohet nga detyra për shkak të angazhimeve që do t’i ketë në kuadër të fushatës për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit 2021.