Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, ka lavdëruar ministrin Agim Veliu për vizitën në veri të vendit.

Përmes një statusi në Facebook, Mustafa ka thënë se kjo vizitë dha sinjal pozitiv për bashkëpunimin me komunat në veri të vendit.

Ai tha po ashtu se kjo vizitë qiti në pah edhe shumë probleme për të cilat institucionet e shtetit duhet të bëjnë përpjekje për zgjidhjen e tyre.

Ky është postimi i plotë i Mustafës:

Vizita e djeshme e Ministrit të Punë e të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Agim Veliu në Zubin Potok dhe në pikën kufitare, Bërnjak është veprim shumë i mirë dhe sinjal pozitiv i bashkëpunimit me komunat tona në veri të vendit.

Vizita qiti në pah, jo vetëm pritjen normale dhe zyrtare nga nikoqirët, por edhe shumë probleme, ndër ato më elementare, të atyre komunave, për çfarë të gjitha institucionet duhet të bëjnë përpjekje për zgjidhjen e tyre./Tv Malisheva

Share.