Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pas takimit mbi tri orësh me mandatarin për kryeministër, Albin Kurti ka konfirmuar se as mbrëmjen e sotme nuk kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje, derisa është shprehur i hapur për të lidhur koalicionin nëse partia e parë në zgjedhjet e 6 tetorit i pranon kushtet e tyre.
Mustafa tha para gazetarëve se oferta e tyre kur përfshihet marrja e kryeparlamentarit për një vit, pesë ministri dhe zotimi për president është e balancuar.
Mustafa: Mbesim të hapur nëse VV pranon kushtet tona
Video
“Si LDK ne jemi të bindur se zgjidhja që e kemi ofruar kohët e fundit është një zgjidhje që i kontribuon marrëveshjes bashkëqeverisëse, e cila balancon mbi suazat e votës së qytetarëve dhe besimit që kemi marrë në zgjedhjet e tetorit të vitit të kaluar. U shprehëm që mbesim të hapur që VV si parti e parë i pranon kushtet tona për bashkëqeverisje. Ne çdo moment jemi të gatshëm të lidhim marrëveshje për qeveri dhe konsiderojmë se do të jetë një marrëveshje që do të jetë një marrëveshje që i kontribuon vendit”, tha Mustafa, raporton TVMalisheva