Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, me ftesë të presidentit të EPP-së, Donald Tusk, do të merr pjesë në takim – videokonferencë, me Liderët e EPP-së, organizuar nga Partitë Popullore Evropiane, në kuadër të Samitit të Zagrebit.

Në Samitin e EPP-së, do të marrin pjesë liderët institucionalë dhe të opozitës të 27 vendeve të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë takim kryetari Mustafa, do t’i diskutojë perspektivat e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor, sfidat me të cilat po përballemi, kërkesën për liberalizim të vizave, por dhe mundësitë për mbështetjen e EPP-së për rajonin./ Tv Malisheva

Share.