Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Arberie Nagavci ka kërkuar dorëheqjen e Qeverisë Hoti për shkak të gjendjes së krijuar me pandeminë COVID-19.

Ajo në një postim në Facebook ka thënë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja, në mënyrë që të ‘kthehen ata që dinë t’i bëjnë ballë kësaj situate’.

Postimi i plotë:

Mora fjalën në Kuvend për të adresuar zërin e padëgjuar të mijëra pacientëve, qytetarëve dhe punonjësve shëndetësorë.

Deputetët e pushtetit u përpoqën të bënin zhurmë e t’i rrihnin tavolinat. Ashtu që të mos dëgjohej që kjo qeveri po na dërgon në katastrofë humanitare dhe duhet të dorëhiqet sa më parë për shkak të papërgjegjësisë së shkaktuar.

Duhet të shkojmë në zgjedhje, të kthejmë ata që dinë t’i bëjnë ballë kësaj situate, si Kurti, Vitia e Bislimi. Askush nuk ua ka borxh këtë gjendje.

Share.