Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, njërehësh anëtare e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka paralajmëruar kthimin e Kurtit në krye të qeverisë.
Ajo përmes një postimi në facebook, ka kritikuar presidentin Thaçi, për siç thotë ajo ndikimin në institucionet qendrore dhe për përçarje.
Nagavci ka shtuar se koha në mes Qeverisë Kurti 1 dhe Qeverisë Kurti 2 do të jetë e shkurtër.
Ky është postimi i saj i plotë:
Dje me 3 qershor Presidenti Thaçi ka filluar ditën në orët shumë të hershme të mengjesit apo thënë më saktë pasmesnatës, duke ushtruar pushtet kundër-kushtetues tek një deputet, për të vazhduar pastaj në orët e pasditës të ushtroi dhunë nëpërmes mbrojtjes së tij të afërt, ndaj një të riu, qytetari të Kosovës.
Ky President i cili ushtron ndikim në institucionet qëndrore të vendit, përdorë gjuhë përqarëse e shpërndan urrejtje, flet të pavërteta e planifikon projekte të dëmshme për vendin, dje krijoi Qeverinë e tij, për ta pasur në shërbim, për të realizuar projektet e tij dhe sigurisht për ta rrëzuar kur nuk do t’i nevoitet më.
Fundja asgjë nga ky skenar nuk është e paparë, asgjë nuk është e re, fatkeqësisht histori e përsëritur.
E mira është vetëm në intermexon mes qeverisjeve Thaçi dhe LDK. Në mes kemi Qeverinë Kurti.
Saktë katër muaj më parë, me 3 shkurt u votua Qeveria së cilës i besoj populli me 6 tetor. Qeveria që solli shpresë e gëzim. E koha në mes Qeverisë Kurti 1 dhe Qeverisë Kurti 2 do të jetë e shkurtër. Do të kthehemi më të fuqishëm, më të shumtë në numër e për të vazhduar gjatë, deri në bërjen e shtetit e çkapjen e institucioneve.
#Zgjedhje/ Tv Malisheva