Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i panjohur i cili ngiste me shpejtësi të madhe automjetin e markës kombi, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në ndjekje të Policisë ka hyrë në oborrin privat në fshatin Vlashnje të Prizrenit dhe është arratisur në drejtim të panjohur.

Në automjetin e braktisur janë gjetur 19 (nëntëmbëdhjetë) persona shtetas sirianë, të cilët kishin hyrë ilegalisht në Kosovë.

Automjeti është sekuestruar, ndërsa me migrantët do të merret njësiti përkatës i migrimit./TV Malisheva

Share.