Një australian ka zbuluar një krijesë të çuditshme në një plazh në afërsi të qytetit Perth.
Burri postoi një fotografi të krijesës së pazakontë në mediat sociale, pas së cilës një përdorues e këshilloi ta kthejë krijesën në oqean duke përdorur një qese plastike, pasi bëhet fjalë për një “vrasës të qenve”.
Profesori australian i Shkencave Biologjike Kulum Brown shpjegoi se krijesa e gjetur nuk është asgjë tjetër përveç një lepur deti.
Lepujt e detit, si dhe oktapodët, përdorin ngjyrë toksike kundër qenve për të mbrojtur veten, transmeton TV Malisheva