Zjarret po kërcojnë edhe sot vendin në disa rajone të Kosovës por situata po vlerësohet e menaxhueshme.

Nehat Koqinaj nga Agjencia për Menaxhimin Emergjent tha se tek parku kombëtar në Bjeshkët e Rugovës, tek rajoni i Gjilanit, dhe në një fshat të komunës së Vitisë zjarret janë ende aktive, por të cilat po kontrollohen nga forcat operative në vendngjarje.

Në rajonin e Prishtinës janë dy zjarre malore në të cilat është intervenuar, në fshatin Shashkovc të Komunës së Graçanicës si dhe në fshatin Kalaticë të Komunës së Podujevës.

Në rajonet e Prizrenit dhe Mitrovicës situata është e qetë dhe pa ndonjë rrezik.

Koqinaj shtoi se Policia e Kosovës ka dhënë kontributin e saj për fikjen e zjarrit në të gjitha zonat ku ka pasur zjarr, si dhe ka pasur lëndime por të cilat kanë qenë të lehta./TV Malisheva

Share.