Policia rajonale e Mitrovicës ka ndaluar dy persona të dyshuar për gjuajtje me armë zjarri në një aheng familjar në Kqiq.
Njësitet policore në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale fillimisht janë identifikuar disa gëzhoja, ndërsa nga dy të dyshuarit që kanë shtënë me armë janë sekuestruar dy pistoleta.
Në cilësi të të dyshuarve janë intervistuar shtetasit nga Kosova E.A.,22-vjeç dhe Sh.U., 52-vjeç, të cilët pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale përdorim i armës dhe armëmbajtje pa leje./TV Malisheva