Empoli ka pësuar disfatë më rezultat 2-1 përballë Venezias në kuadër të xhiros së tretë të Serie-A.
Për Venezian golat i realizuan Henry në minutën e 13-të dhe Okereke në minutën e 68 të ndeshjes.
Ndërsa për Empolin golin e vetëm e realizoi sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë Nedim Bajrami nga pika e bardhë në minutën e 89′ të ndeshjes.
Ky njëherit ishte edhe goli i parë i Bajramit për skuadrën italiane.
Nedim Bajrami gives Empoli a lifeline from the penalty spot 👀 pic.twitter.com/XQhjMMEpXq
— CBS Sports Golazo ⚽️ (@CBSSportsGolazo) September 11, 2021