Drejtori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Kreshnik Gashi për disa orë këtë të mërkurë ka raportuar para anëtarëve të Komisionit për Mbikëqyrjen e AK-së. Gashi krahas sigurisë së vendit ka raportuar edhe për tentimin e hapjes së kasafortës në presidencës ku janë tentuar të merren disa dokumente konfidenciale. Por që anëtarët e këtij komisioni nuk kanë dhënë asnjë detaje për medie lidhur me këtë çështje.

Kryetari i këtij Komisioni, Fatmir Xhelili pranoi që në këtë takim kanë diskutuar edhe për tentimin për hapjen e kasafortës në këtë institucion por që nuk pranoi të jap detaje tjera.

Ai tha se drejtori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Kreshnik Gashi ka raportuar për sigurinë dhe rreziqet eventuale ndaj Kosovës.

Xhelili: Kemi biseduar edhe për çështjen e tentimit të hapjes së kasafortës

“Ky ka qenë një takim i cili ka qenë vazhdim i takimit të kaluar, ku ai ka qenë i obliguar për me raportuar për gjendjen e sigurisë në vend, për kërcënimet dhe rreziqet eventuale ndaj Kosovës. Ndër to e kemi trajtuar edhe temën aktuale që u aktualizuar. Ndoshta u aktualizua shumë dhe pa arsye ne jemi në vazhdim të realizimit të rolit tonë si Komision për mbikëqyrjen e ligjshmërisë së Agjencionit Inteligjent të Kosovës dhe besoj qasja jonë serioze në vazhdimësi është kontribut që Agjencioni të zbatoj ligjin dhe Agjencioni gjithherë të jetë kontribuues në sigurinë e Kosovës duke i përcaktuar edhe mënyra e qarkullimit të informacionit, parimet dhe procedurat për mënyrën e qarkullimit të informacionit si dhe çështjet tjera të çdo institucioni që ka obligim dhe përgjegjësi me i ru8ajtur informacionet të cilat gjenerohen prej AKI-së por edhe informacionet dhe dokumentet tjera që klasifikohen sipas ligjit për klasifikim të dokumentacionit dhje ruajtjen e sekreteve dhe afatet e ruajtjes së sekreteve”, tha Xhelili.

Anëtari i këtij Komisioni nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexha tha se janë për ligjshmërinë edhe të Agjencionit por edhe të Presidencës .

Sipas tij për tentimin për hapjen e kasafortës në Presidencë sqarime mund të jepen ditëve në vijim.

Rexha: Ne jemi pra për ligjshmërinë në aspektin e përgjithshëm

“Të gjithë deputetët e të gjitha grupeve parlamentare kemi shprehur shqetësimet dhe pyetjet tona dhe natyrisht ne jemi për ligjshmërinë edhe të Agjencionit por edhe të Presidencës së përfolur. Mendoj se si komision anëtarët e të gjitha subjekteve politike nuk janë me dëmtua as reputacionin e Kosovës në aspektin ndërkombëtar por as reputacionin e Agjencisë dhe Presidencës, mendoj që në ditët në vazhdim do ketë sqarime të më tutjemë, por po e ritheksoj edhe njëherë ne jemi pra për ligjshmërinë në aspektin e përgjithshëm”, tha Rexha.

Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Kreshnik Gashi u mbajt i mbyllur për medie.

Share.