Seanca e Kuvendit të Kosovës ka nisur me shqyrtimin e projektligjit për marrëveshjen ndërkombëtare për financimin në katastër, marrëveshje kjo e cila nuk do të mbështetet nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës.

Memli Krasniqi nga PDK dhe Hekuran Krasniqi nga VV, kanë thënë se nuk do ta mbështesin këtë marrëveshje, pasi kjo qeveri është ilegale.

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se këto marrëveshje ndërkombëtare janë pjesë e programit për rimëkëmbje ekonomike. Ai tha se sa kanë qenë në opozitë kanë votuar marrëveshjet ndërkombëtare./Tv Malisheva

Share.