Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka nisur takimin me të gjithë përfaqësuesit e partive parlamentare politike. Ftesës për konsultime iu përgjigjën pozitivisht Lëvizja Vetëvendosje, parti fituese e zgjedhjeve të viti të kaluar me anë të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Ndërsa, pjesë e këtij takimi janë edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ai i Nisma-së, Fatmir Limaj, përfaqësues të AKR-së dhe komuniteteve jo shumicë. Në këtë takim ka munguar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, parti fituese zgjedhjeve të vitit të kaluar.
Në letrën e pestë që presidenti Thaçi ia ka dërguar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka konstatuar se kryeministri në detyrë nuk e ka shfrytëzuar pas 4 letrave të propozojë mandatarin për formimin e qeverisë. Dhe për këtë, sipas tij tashmë do të bëjë një konsultim të përbashkët me liderët e partive politike parlamentare për hapat e mëtejmë që do të ndërmerren, në pajtueshmëri me Kushtetutën.
Gjatë ditës janë takuar edhe liderët politikë të LDK-së, AAK-së dhe Nismës, të cilët po mëtojnë të bashkëqeverisin pas shkarkimit të Qeverisë Kurti./Tv Malisheva