Kanë filluar punimet për rregullimin e sheshit “Adem Jashari” në qytetin e Vushtrrisë.

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, deputetë të Kuvendit, si dhe zyrtarë tjerë nga niveli qendror dhe lokal.

Kryetari Xhafer Tahiri, tha se ky projekt është bashkëfinancim i Komunës dhe KEDS-it, si dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Pushtetit Lokal.

Ndërsa, shefi i grupit parlamentar te LDK-se, Arben Gashi tha se po mbahet premtimi qe e ka dhënë për largimin e kabllove nga sheshi në Vushtrri.

Ai tha se ky projekt po realizohet për shkak te Qeverisjes së mirë në Vushtrri.

Ndërsa përfaqësuesi i KEDS-it, Ali Demaj, tha se janë të kënaqur me bashkëpunimin me kryetarin e Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Për këtë projekt Komuna ka ndarë 363 mijë euro ndërsa 500 mijë janë ndarë nga KEDS-i./Tv Malisheva

Share.