Nisma Socialdemokrate ka nënshkruar marrëveshje për bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Në këtë koalicion, partisë së Fatmir Limajt do t’i takojnë dy ministri dhe posti i zëvendëskryeministrit. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Nismës menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes.
Limajm para gazetarëve tha se vendit i duhet një qeveri legjitime e votuar nga Kuvendi i Kosovës.
Limaj: Do t’i kemi dy ministri dhe zëvendëskryeministrin
“Ne sot së bashku me kryetarin e LDK-së dhe të propozuarin për kryeministër, Avdullah Hoti, kemi lidhur marrëveshje të koalicionit…ne do të kemi sipas fuqisë politike dy ministri dhe zëvendëskryeministrin”, tha ai.
Limaj tha se në situatën në të cilët ndodhet vendi, janë të nevojshme institucione legjitime.
Limaj: Vendi ka nevojë për qeveri legjitime
“Vendi në këtë situatë ka nevojë për institucione legjitime të zgjedhur nga Kuvendi. Kosova në situatën që është dhe që e pret ka nevojë për qeveri të mandatuar nga parlamenti”, tha ai.
Me gjithë insistimin, Limaj nuk i bëri të ditura emrat e ministrave që do e përfaqësojnë Nismën në ekzekutiv./ Tv Malisheva